KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

MPB paralajmëron për mashtrime me mesazhe të rreme nga “Safe City”, qytetarët të kenë kujdes

MPB paralajmëron për mashtrime me mesazhe të rreme nga “Safe City”, qytetarët të kenë kujdes

Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se gjatë periudhës së kaluar është vërejtur një dukuri e sulmeve të “phishing” porosive, të cilat kryhen përmes mesazheve të rreme, postës elektronike, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Mesazhet e rreme pretendohet se vijnë nga Departamenti i Komunikacionit, si njoftim nga sistemi “Safe City” dhe në to është vendosur një link i rremë, përmes të cilit qytetarëve u kërkohet të kryejnë pagesë për një kundërvajtje të paqenë në trafik.

“Ju bëjmë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin lidhje dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara. Të raportojnë mesazhet e dyshimta pranë institucioneve kompetente ose në bankën përkatëse”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu nga MPB thonë se njoftimet SMS për kundërvajtje të kryer duhet të jenë nga dërguesi “MVR-SC”.

Teksti duhet patjetër të përmbajë targën e automjetit që ka kryer kundërvajtjen dhe një link konkret nga “Safe City”.

Ministria e Brendshme thotë se është duke hetuar të gjitha pretendimet e tilla.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.