KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kur nis Big Brother VIP Kosova 5? Publikohet paralajmërimi i parë për sezonin e ri

Kur nis Big Brother VIP Kosova 5? Publikohet paralajmërimi i parë për sezonin e ri

Kurioziteti për rikthimin e “Big Brother VIP Kosova” po rritet, pasi faqja zyrtare e formatit ka publikuar sinjalin e parë që paralajmëron sezonin e pestë të reality show-t.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shfaqen syri karakteristik i “Big Brother” dhe logoja e formatit, të shoqëruara me mbishkrimin: “A jeni gati, sezoni i ri i BBVK 5”.

Publikimi ka rikthyer vëmendjen te një prej formateve televizive që tërheq interes të madh të publikut, ndërsa fansat presin të mësojnë detaje të reja për edicionin e radhës.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur data e saktë e nisjes së “Big Brother VIP Kosova 5”, ndërsa mbetet të shihet nëse produksioni do të zbulojë së shpejti më shumë informacione për premierën dhe risitë e sezonit të ri.

Sinjali i parë ka mjaftuar për të shtuar pritshmëritë e publikut, i cili tashmë është në pritje të njoftimeve të radhës për rikthimin e spektaklit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.