KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga BE-ja për vitin 2027

Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga BE-ja për vitin 2027

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kërkoi sot Bashkimit Evropian mbështetje financiare shtesë për vendin e tij, duke paralajmëruar se lufta do të kërkojë shpenzime të mëdha edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Lufta do të kushtojë 155 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe ne kemi nevojë për të paktën 70 miliardë euro të tjera nga ju, për mbrojtjen, armatimet dhe aftësinë tonë për t’i bërë ballë luftës”, u tha Zelensky udhëheqësve të BE-së gjatë samitit të zhvilluar në Bruksel.

Ai e cilësoi shumën e kërkuar si realiste dhe u bëri thirrje vendeve anëtare, të gjejnë mënyrën për ta siguruar këtë mbështetje.

Muajin e kaluar, ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, deklaroi se Ukrainës i mungonin 32,6 miliardë dollarë për të përballuar nevojat ekonomike dhe 45 miliardë dollarë për mbrojtjen.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian miratoi një hua prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, për t’u përdorur gjatë viteve 2026 dhe 2027.

Ndërkohë, BE-ja u ka kërkuar edhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë të shtojnë financimin për Kievin.Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi dje se Evropa duhet të rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën, përpara takimit me udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Evropian. /atsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.