KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Familjet vajtojnë humbjen e fëmijëve nga shembja e çatisë së shkollës në Pakistan

Familjet vajtojnë humbjen e fëmijëve nga shembja e çatisë së shkollës në Pakistan

Kur 7-vjeçarja Rumaisa Khan u nis për në shkollë të enjten, ajo kishte veshur një palë këpucë krejt të reja, të cilat i ati sapo ia kishte blerë.

Brenda pak orësh, ajo kishte ndërruar jetë; ishte një nga 34 nxënësit që humbën jetën kur çatia e shkollës së tyre u shemb në qytetin Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit.

"I kisha blerë një palë këpucë të reja, të cilat ajo i veshi atë ditë, pasi ia kishte dhuruar të vjetrat një kushërirës", tha të premten i ati, Ismail Khan – pronar i një dyqani veshjesh – ndërsa komuniteti vajtonte viktimat e kësaj tragjedie, sipas Reuters.

Ai dhe vëllai i tij e nxorën Rumaisën nga rrënojat e Qendrës Arsimore "Al-Khair", e cila ndodhet nëpër rrugica të ngushta në periferi të qytetit. Ata e dërguan me urgjencë në spital, ku u konstatua vdekja e saj.

"Ajo na la shumë herët", tha ai.

Çanta shkollore, libra dhe orendi të thyera ishin shpërndarë në vendin ku çatia u shemb në mbi rreth 110 nxënës, të cilët po ndiqnin mësimin në tri klasa të ndryshme. Gjithsej 34 nxënës – të gjithë nën moshën 13 vjeç – si dhe një mësuese, humbën jetën.

Të enjten, para se policia dhe ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje, banorët e zonës gërmuan mes rrënojave me duar dhe i transportuan fëmijët e mbuluar me gjak drejt ambulancave që prisnin aty pranë.

Sipas zyrtarëve spitalorë, shumica e 45 fëmijëve të plagosur u larguan nga spitali pasi morën ndihmën e parë, por tre prej tyre mbeten në gjendje kritike.

Shefi i policisë së Peshawarit, Mian Saeed, deklaroi se çatia e shkollës ishte mbingarkuar për shkak të punimeve ndërtimore mbi një strukturë të dobët, gjë që çoi në shembjen e saj.

Ai shtoi se pronari i shkollës është arrestuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.