Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka, ka publikuar pamje nga protesta në Tiranë, ku shihet momenti kur disa efektivë policie ndërhyjnë ndaj një të riu që ndodhet në mes të rrugës.
Në videon e shpërndarë nga Noka, i riu shihet i vetëm në rrugë, ndërsa një grup policësh të pajisur me skafandra dhe mburoja vrapojnë në drejtim të tij.
Në një moment, njëri prej efektivëve e shtyn me forcë të riun, duke e rrëzuar dhe përplasur në asfalt.
Pamjet janë publikuar nga deputeti demokrat në kohën kur në Tiranë po zhvillohen protesta, ndërsa Noka i ka shpërndarë ato në rrjetet sociale.
Burimi: telegrafi.com ↗

