KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohen se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe…

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohen se e ndaluan një vajzë pas mesnate dhe…

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të autorizimeve ligjore, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kontrollimi i kundërligjshëm”, trasnmeton Klankosova.tv

Sipas informacioneve, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 15 tetor 2026, pas mesnatës, në afërsi të rreth-rrotullimit në lagjen Lakërishte në Prishtinë.

"Në bazë të pretendimeve të ankueses, derisa ajo ka qenë duke drejtuar veturën e saj, është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë. Më pas, sipas saj, policët i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

Lidhur me këtë rast, me udhëzim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale për veprat e dyshuara, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore.

IPK ka njoftuar se për të ndriçuar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të sqaruar pretendimet e ngritura, do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit." /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.