KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 23:00, në qytetin e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv.

Aty dyshohet se zyrtarët policorë kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur atë në veturën zyrtare.

"Gjatë kësaj kohe, ndaj tij pretendohet se është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia, përfshirë edhe marrjen e telefonit personal pa urdhër të Prokurorit të Shtetit." – njofton IPK.

Nga hetimet e para ekzistojnë dyshime se këto veprime të pretenduara mund të kenë lidhje me një ankesë që i njëjti qytetar e kishte parashtruar në korrik të vitit 2026 pikërisht ndaj këtyre zyrtarëve policorë, për dyshime rreth keqtrajtimit dhe tejkalimit të autorizimeve policore. 

IPK ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ushtrimin e mandatit të saj ligjor për hetimin e çdo dyshimi për veprime të kundërligjshme nga pjesëtarët e Policisë, me qëllim të garantimit të llogaridhënies dhe fuqizimit të integritetit institucional.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.