KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Idiot”, Faton Peci nervozohet me Dardan Krasniqin: Reagon ashpër pasi po përmendet arrestimi nga Prokuroria Speciale

“Idiot”, Faton Peci nervozohet me Dardan Krasniqin: Reagon ashpër pasi po përmendet arrestimi nga Prokuroria Speciale

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar ndaj Dardan Krasniqit, pasi që ky i fundit, sot ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, ku ndër ta mund të jetë edhe Peci.

I pari i Mitrovicës së Jugut, në reagimin e tij, ka njoftuar se ai do e padisë për shpifje Krasniqin, raporton lajmi.net

‘’U ndala me bo këtë video, për shkak se idiot sikurse është Dardan Krasniqi nga AAK, por edhe disa hibridë nëpër studio, media televizive në vazhdimësi, po shpifin me të pavërteta duke e shqetësu familjen dhe gjithë dashamirët e mi, duke paralajmëruar arrestimin tim nga Prokuroria Speciale. Për informimin e juaj, unë nuk kam aktakuzë të ngritur, sa herë që mekanizmat e drejtësisë, janë të gatshëm dhe shprehin interesim, unë do t’i përgjigjem atyre. Kështu që Dardan Krasniqit nga AAK, po i bëj me dije, se tash unë kam informacione për ndërhyrjet edhe përpjekjet e vazhdueshme të AAK’së nga momenti kur ju kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë, që unë nuk i fshehëm drejtësisë, nuk kam aktakuzë dhe nga sot, e ke padinë për shpifje idiot’’, ka deklaruar Peci./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.