Situata është tensionuar sërish gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar, ku hedhja e gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të vrapojnë në turma për t’u larguar nga zona.
Lajmi.net po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, ku protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Sipas raportimeve nga terreni, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës, ndërsa protestuesit janë shpërndarë përkohësisht në rrugët përreth./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

