KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Një histori që të bën të qeshësh e të reflektosh, “Gjitha gjërat e mrekullueshme” në Tulla

Një histori që të bën të qeshësh e të reflektosh, “Gjitha gjërat e mrekullueshme” në Tulla

Një ndërthurje e ndjeshme mes humorit, emocioneve dhe reflektimit mbi jetën ka sjellë në skenën e Tulla – Culture Center shfaqja “Gjitha gjërat e mrekullueshme” (Every Brilliant Thing), e interpretuar nga aktori Armond Morina, me regji të Fatos Berishës.

Shfaqja, e shkruar nga Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe, u prezantua më 8, 9 dhe 10 tetor, duke hapur sezonin e ri të programit kulturor të Tulla-s me një rrëfim që i fton të pranishmit të ndalen për një moment dhe të reflektojnë mbi gjërat që e bëjnë jetën të vlefshme.

Përmes një forme interaktive, publiku u bë pjesë e një udhëtimi emocional që prek tema të ndjeshme si dhimbja, shëndeti mendor, marrëdhëniet njerëzore dhe shpresa. Në qendër të rrëfimit qëndron lista e një fëmije me gjëra të vogla e të mëdha që ia vlejnë të përjetohen, një mënyrë për t’u përballur me momentet e vështira dhe për të gjetur arsye për të vazhduar përpara.

Ajo që e bën këtë shfaqje të veçantë është mënyra se si arrin të ndërthurë momente humori me çaste prekëse, pa e humbur ndjeshmërinë ndaj temave që trajton. Përmes interpretimit të Armond Morinës dhe përfshirjes së publikut, historia merr një dimension të afërt dhe njerëzor, duke krijuar hapësirë për emocione, kujtime dhe reflektime personale.

“Gjitha gjërat e mrekullueshme” nuk synon t’i japë publikut përgjigje të gatshme, por ta ftojë atë të shohë përtej vështirësive dhe të vlerësojë gjërat që shpesh kalojnë pa u vënë re në përditshmëri. Ndonjëherë, pikërisht gjërat më të thjeshta mund të bëhen burim ngushëllimi, afërsie dhe shprese.

Regjia e shfaqjes është realizuar nga Fatos Berisha, me producente Klejda Kikën, konsulente për skenografinë Matilda Pandon, dizajn, ndriçim dhe zë nga Alban Nimani, si dhe përkthim nga Lekë Berisha.

Produksioni është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, ndërsa prezantimi i tij në Tulla – Culture Center shënon nisjen e një sezoni të ri kulturor me një vepër që ndërthur teatrin me përvojën e përbashkët njerëzore.

Me mesazhin se edhe në periudhat më të errëta mund të gjenden arsye për të vazhduar, “Gjitha gjërat e mrekullueshme” sjell një kujtesë të rëndësishme: jeta përbëhet edhe nga çaste të vogla, takime, kujtime dhe përvoja që ndonjëherë marrin kuptimin e tyre të plotë vetëm kur ndalemi për t’i vlerësuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.