KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konkurset e javës: Mundësi të reja pune në media, shitje dhe menaxhim

Konkurset e javës: Mundësi të reja pune në media, shitje dhe menaxhim

Po kërkoni një mundësi të re pune apo po mendoni për hapin e radhës në karrierë? Telegrafi Jobs sjell edhe këtë javë konkurse nga kompani të njohura në Kosovë, me pozita në fushën e medias, marketingut, shitjes dhe menaxhimit.

Nga pozitat kreative në Prishtinë te mundësitë e punës në Lipjan dhe Xërxë, ja konkurset ku mund të aplikoni këtë javë.

Ke talent në të shkruar? Telegrafi kërkon dy Content Writer

Nëse shkrimi, kreativiteti dhe zhvillimi i ideve janë pjesë e aftësive tuaja, Telegrafi ka hapur konkurs për dy pozita Content Writer në departamentin e Studios në Prishtinë.

Pozitat përfshijnë krijimin e përmbajtjeve promocionale, zhvillimin e koncepteve kreative dhe bashkëpunimin me klientë për kampanja të ndryshme. Kërkohet të paktën një vit përvojë në shkrim, gazetari apo marketing, ndërsa njohja e SEO-së dhe përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale përbëjnë përparësi.

Viva Fresh Store kërkon staf të ri në Lipjan dhe Xërxë

Viva Fresh Store sjell mundësi punësimi për kandidatët që dëshirojnë të bëhen pjesë e sektorit të shitjes me pakicë.

Në Lipjan janë të hapura pozitat Sektorist/e dhe Arkatare, ndërsa në Xërxë kërkohen kandidatë për pozitën Arkatare. Të gjitha pozitat janë me orar të plotë dhe përfshijnë angazhimin në aktivitetet e përditshme të marketit dhe shërbimin ndaj klientëve

Gati për një rol udhëheqës? Bau Market kërkon Menaxher Sektori

Për kandidatët me përvojë në shitje dhe menaxhim, Bau Market ka hapur konkurs për pozitën Menaxher i Sektorit për Pajisje Shtëpiake në Prishtinë.

Pozita përfshin organizimin e punës së ekipit, menaxhimin e shitjeve dhe stokut, si dhe përkujdesjen për performancën e sektorit. Kërkohen aftësi organizative, përvojë relevante në shitje apo menaxhim dhe orientim drejt rezultateve.

Pavarësisht nëse jeni në kërkim të një fillimi të ri apo dëshironi të avanconi në karrierë, mundësia e radhës mund të jetë vetëm një aplikim larg.

Vizitoni Telegrafi Jobs për të zbuluar konkurse të tjera dhe për të gjetur pozitën që ju përshtatet.


​Content Writer

Apliko Tani!

Sektoriste – e Magure (Lipjan)

Aplikoni Tani!

Arkatar-e Magure (Lipjan)

Aplikoni Tani!

Arkatar-e Xërxe

Aplikoni Tani!

​MENAXHER I SEKTORIT

Aplikoni Tani!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.