KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tërhoqën zvarrë adoleshentin gjatë protestës, suspendohen dy policë në Shqipëri

Tërhoqën zvarrë adoleshentin gjatë protestës, suspendohen dy policë në Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, pas publikimit të videove në rrjetet sociale ku shfaqen duke tejkaluar detyrën gjatë ndërhyrjes në protestën e zhvilluar në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për E. P. dhe T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vendimi për pezullimin e tyre është marrë menjëherë pas publikimit të pamjeve, në të cilat dy punonjësit dyshohet se kanë vepruar në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.