KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona dhe Man Utd po përgatiten për një marrëveshje të madhe – synohet shkëmbimi i yjeve

Barcelona dhe Man Utd po përgatiten për një marrëveshje të madhe – synohet shkëmbimi i yjeve

Barcelona ka riaktivizuar interesimin për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, ndërsa në kuadër të negociatave me klubin anglez po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Alejandro Baldes në një marrëveshje shkëmbimi.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Barcelonës e shohin mbrojtësin argjentinas si një mundësi të favorshme në tregun e transferimeve, duke marrë parasysh se kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2027.

Klubi katalunas po kërkon një qendërmbrojtës që luan me këmbën e majtë dhe Martinez përputhet me profilin e kërkuar nga trajneri Hansi Flick. Ky i fundit dëshiron të përforcojë repartin defensivë dhe ta formojë një dyshe cilësore me talentin e akademisë, Pau Cubarsin.

Për ta lehtësuar marrëveshjen, Barcelona po shqyrton mundësinë e ofrimit të Alejandro Baldes në këmbim të argjentinasit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka qenë më herët në radarët e Manchester Unitedit, çka mund t’i hapë rrugë një marrëveshjeje mes dy klubeve.

Drejtuesit e klubit katalanas thuhet se kanë marrë vlerësime pozitive për Martinezin prej disa sezonesh. Aftësia e tij për ta nisur lojën nga prapavija dhe për të kontribuar në ndërtimin e aksioneve konsiderohet e përshtatshme për stilin e lojës së klubit katalunas.

E ardhmja e 28-vjeçarit te Manchester Unitedi, megjithatë, është bërë e pasigurt pas përplasjes së fundit me drejtuesit e klubit.

Pakënaqësia e tij lidhet edhe me faktin se nuk ka pasur rritje të pagës që nga sezoni 2022/23, kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Kjo situatë mund t’i japë Barcelonës një mundësi për të ndërhyrë në garë për nënshkrimin e tij, megjithëse një marrëveshje e tillë mbetet për momentin në nivelin e raportimeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.