KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dardan Krasniqi aludon se Faton Peci mund të jetë njëri nga kryetarët e komunave që flitet se do të arrestohen

Dardan Krasniqi aludon se Faton Peci mund të jetë njëri nga kryetarët e komunave që flitet se do të arrestohen

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Dardan Krasniqi, ka komentuar raportimet për arrestimin e dy kryetarëve të komunave, duke aluduar se njëri prej tyre mund të jetë kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

Krasniqi ka deklaruar se raportimet përmendin dy kryetarë komunash, njëri prej të cilëve ka ushtruar më parë edhe detyrën e ministrit. Sipas tij, ky përshkrim mund të përkojë me profilin e Pecit, raporton lajmi.net

“Prapë unë kam dhënë deklaratë mbrëmë…. Përflitet për dy kryetarë komunash, njëri ish ministër të cilët i kanë aktakuzat. Nëse ndërhyn politika…. Nuk jap emra por opinioni mundet me ditë. Mund të jetë Faton Peci, mirëpo jo për rastet e tij si kryetar. Nëse Prokuroria ka bërë plan dhe ai nuk arrestohet dihet se ka ndërhyrë politika”, ka thënë Krasniqi në T7.

Megjithatë, Krasniqi nuk ka dhënë një konfirmim se bëhet fjalë për Faton Pecin, por ka theksuar se, sipas tij, nëse do të kishte ndërhyrje politike në proces, kjo do të ngrinte dyshime për ndikim në veprimet e Prokurorisë.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar mbrëmjen e kaluar se është intervistuar ndonjëherë nga Prokuroria, duke hedhur poshtë zërat që e lidhnin me raportimet për arrestime të mundshme./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.