Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Llugiqit për dy vepra penale, “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, më 12 gusht 2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i pandehuri ka kanosur Ramush Haradinajn.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, nga fillimi i muajit gusht deri më 12 gusht 2026, i pandehuri, përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj të dëmtuarit, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike.
Rastit do t’i procedohet më tej në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

