KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në Rusi, përfshihet nga zjarri

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në Rusi, përfshihet nga zjarri

Një impiant për përpunimin e naftës dhe kondensatit të gazit në qytetin e Surgutit, në Rusi, është sulmuar me dronë dhe është përfshirë nga zjarri.

Objekti është në pronësi të gjigantit rus të energjisë Gazprom dhe, sipas raportimeve, është shënjestruar nga dronët për herë të parë.

Impianti është një nga objektet kryesore të këtij lloji në Rusi. Aty përpunohen nafta dhe kondensati i gazit, ndërsa prodhohen benzinë, naftë për automjete dhe vajgur për aeroplanë.

Sulmi është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të distancës së madhe nga Ukraina.

Rajoni autonom i Hanty-Mansit, ku ndodhet Surguti, është rreth 2.400 deri në 2.600 kilometra larg kufirit ukrainas në vijë ajrore.

Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara për shkallën e dëmeve apo për persona të lënduar nga sulmi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.