Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një shtëpi private në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit janë evidentuar mangësi në masat e sigurisë, për çka është marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve.
Punimet nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës ka apeluar te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë legjislacionin dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

