Tirana është përfshirë nga tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, teksa protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e katërt.
Gjatë ditës së sotme, situata është shoqëruar me momente të tensionuara, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve dhe veprimeve kundër institucioneve. Përplasjet me policinë kanë qenë një nga zhvillimet kryesore të protestës, transmeton lajmi.net.
Në mesin e pamjeve nga protesta, vëmendje tërheq edhe deklarata e një protestuesi, i cili dëgjohet duke thënë: “Na ka lënë pa shtëpi”, duke shprehur revoltën dhe pakënaqësinë e tij.
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka përgatitur një përmbledhje të zhvillimeve kryesore që janë shënuar në kryeqytetin shqiptar deri në këto momente, duke sjellë pamje nga protesta dhe përplasjet mes qytetarëve dhe forcave policore.
Nga ora 10:00 ka filluar protesta e studentëve, ku janë bllokuar gati të gjitha rrugët e Tiranës. Policia po përdorë autobot të ujit dhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit.
Për më shumë, ndiqeni video përmbledhjen e gazetarit të lajmi.net, Selim Miftari:
Pamje tjera, qytetari i lënduar:
Ndërkohë, situata në terren mbetet në qendër të vëmendjes, teksa protesta vazhdon të shënohet nga tensionet dhe kërkesat e qytetarëve./lajmi.net/

