Roman Abramovich, ish-pronari i Chelseat, kishte shqyrtuar mundësinë e blerjes së klubit francez Nantes, me synimin për ta kthyer atë në klub satelit të Chelseat.
Këtë e ka zbuluar Christophe Lollichon, ish-trajner i portierëve te Chelsea, i cili ka treguar se Abramovich e kishte pyetur për strukturën dhe mënyrën e lojës së Nantesit.
Sipas Lollichon, oligarku rus kishte menduar edhe t’i transportonte me avion personat që do të ndihmonin në zbatimin e modelit të lojës së klubit.
Megjithatë, dy muaj më vonë, Abramovich hoqi dorë nga ideja, pasi vlerësoi se Nantes ishte klub tepër i madh për projektin që kishte në mendje./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

