KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e djalit

Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e djalit

Reperi i njohur, Gramos Aliu, i njohur për publikun si Mozzik, është bërë baba i një djali me partneren e tij, Lotina Haziri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një dedikimi emocionues, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për dhuratën e veçantë që ka marrë.

“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar Mozzik.

Ai ka treguar se sprovat e jetës nuk e kanë lodhur, por e kanë bërë më të fortë, ndërsa sot ndihet i bekuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilit ia kanë vënë emrin Oz.

“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ka shkruar reperi në urimin e tij për të birin.

Në fund të dedikimit, Mozzik dhe Lotina i kanë shprehur dashurinë djalit të tyre me fjalët: “Të duam shumë, Nana & Baba”, ka shkruar reperi./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.