Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ndërmarrë aksion për shkyçjen e bizneseve me borxhe të papaguara në lagjen Tophane të Prishtinës.
Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar me qëllim të trajtimit të borxheve të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
KRU “Prishtina” po vazhdon aktivitetet për arkëtimin e borxheve dhe përmbushjen e obligimeve financiare nga konsumatorët. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

