KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kujdes me kabllot zgjatuese, këto pajisje shtëpiake nuk duhet t’i lidhni me to

Kujdes me kabllot zgjatuese, këto pajisje shtëpiake nuk duhet t’i lidhni me to

Kabllot zgjatuese me disa priza janë praktike kur në shtëpi mungojnë lidhjet elektrike, por përdorimi i gabuar mund të shkaktojë mbinxehje, dëmtim të pajisjeve dhe madje edhe zjarr.

Rreziku është veçanërisht i madh kur lidhen pajisje që konsumojnë shumë energji elektrike.

Ndër pajisjet që rekomandohet të lidhen drejtpërdrejt në një prizë të përshtatshme janë frigoriferët dhe ngrirësit, të cilët duhet të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji.

Edhe furrat me mikrovalë mund të konsumojnë shumë energji, ndaj nuk duhet të lidhen me kabllo zgjatuese të zakonshme që nuk janë projektuar për ngarkesa të tilla.

Kujdes kërkojnë edhe pajisjet e vogla të kuzhinës. Tosterat dhe makinat e kafesë mund të kenë konsum të lartë gjatë përdorimit, veçanërisht kur disa prej tyre punojnë njëkohësisht në të njëjtin kabllo zgjatues.

Në të njëjtën kategori rreziku përfshihen ngrohësit elektrikë, kondicionerët, tharëset e flokëve dhe piastrat. Këto pajisje mund të tërheqin shumë energji, duke shkaktuar mbinxehje të kabllove ose prizave që nuk janë të përshtatshme për ngarkesën.

Një tjetër gabim që duhet shmangur është lidhja e disa kabllove zgjatuese me njëri-tjetrin. Kjo praktikë mund të rrisë rrezikun e mbingarkesës dhe të mbinxehjes, veçanërisht kur përdoren pajisje me konsum të lartë.

Cilat pajisje mund të lidhen me kabllo zgjatues?

Kabllot zgjatuese janë përgjithësisht më të përshtatshme për pajisje me konsum të ulët, si karikuesit e telefonave, llambat e vogla dhe disa pajisje elektronike. Megjithatë, duhet të kontrolloni gjithmonë ngarkesën maksimale të lejuar dhe të siguroheni që konsumi i pajisjeve të lidhura së bashku të mos e tejkalojë atë.

Për të shmangur rreziqet, përdorni kabllo zgjatuese cilësore dhe të padëmtuara. Nëse vini re se kablloja ose priza nxehet, ndryshon ngjyrë apo lëshon erë të pazakontë, ndërprisni përdorimin dhe shkëputeni energjinë në mënyrë të sigurt. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e prodhuesit për pajisjet elektrike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.