KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Më mësoi të luftoj”, Hajdini-Beqiri rrëfen sfidat si nënë e një fëmije me sindromën Down (VIDEO)

“Më mësoi të luftoj”, Hajdini-Beqiri rrëfen sfidat si nënë e një fëmije me sindromën Down (VIDEO)

Drejtoresha e organizatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri, ka rrëfyer për sfidat, emocionet dhe rrugëtimin e saj si nënë e një fëmije me sindromën Down, pasi djali i saj, Genci, u diagnostikua me këtë sindromë.

E ftuar në emisionin “Kosova Today”, ajo foli hapur për përjetimet e një nëne, vështirësitë me të cilat është përballur dhe forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara.

Hajdini-Beqiri tregoi se, pavarësisht sfidave, Genci është bërë një pjesë e rëndësishme e formimit të saj si person, duke e mësuar të luftojë dhe duke ia zhvilluar edhe më shumë ndjeshmërinë ndaj të tjerëve.

“Pavarësisht sfidave, nuk ka qenë aspak e lehtë dhe ka momente që edhe sot nuk janë të lehta. Pavarësisht se Genci sot është një djalë shumë i pavarur, është një djalë që më ka ndryshuar si personalitet, më ka mësuar të luftoj, ma ka zhvilluar shumë empatinë dhe më ka bërë t’i shoh gjërat përtej vetes dhe familjes”, u shpreh ajo.

Ajo foli edhe për përballjen me rrethin shoqëror dhe sfidat e përditshme, duke thënë se, mbi të gjitha, është gjithmonë e lumtur që Genci është djali i saj.

“Pavarësisht sfidave dhe ballafaqimit me rrethin, jam ndier gjithmonë e lumtur që Genci është fëmija im. I kam premtuar në heshtje se do t’i qëndroj gjithmonë pranë...", tha Hajdini-Beqiri në Klan Kosova.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.