KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat lidhur me numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Deri në këtë fazë, janë numëruar 98.55 për qind e votave, çka ka sjellë ndryshime në tri mandatet e fundit të listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas rezultateve të fundit, Ilir Kërçeli ka arritur të tejkalojë me vota Vigan Qorrollin dhe Naim Bardiqin, duke u renditur aktualisht në vendin e 55-të, pozitë kjo që i siguron mandat deputeti.

Renditja aktuale për tri pozitat e fundit është si vijon:

55. Ilir Kërçeli – 16,869 vota
56. Naim Bardiqi – 16,853 vota
57. Vigan Qorrolli – 16,723 vota

Me këtë renditje, Ilir Kërçeli dhe Naim Bardiqi mbeten brenda listës së kandidatëve që sigurojnë mandat, ndërsa Vigan Qorrolli, për momentin, mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, duke qenë se procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar plotësisht dhe priten edhe votat e mbetura, përfshirë ato nga diaspora, renditja përfundimtare mund të pësojë ndryshime të tjera./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.