KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lladrovci me mesazh për protestuesit në Tiranë: Ndryshimi i qeverisjes bëhet me votë, jo me ‘digje, digje’

Lladrovci me mesazh për protestuesit në Tiranë: Ndryshimi i qeverisjes bëhet me votë, jo me ‘digje, digje’

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke thënë se dhuna dhe thirrjet për djegie nuk përputhen me synimin e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian.

Lladrovci, i cili në të kaluarën ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Shqipëri, ka theksuar se rrugëtimi i Shqipërisë drejt vlerave evropiane është më i rëndësishëm se çdo kauzë politike apo shoqërore.

Sipas tij, çështjet si projekti në Zvërnec, kushtet e studentëve dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit duhet të trajtohen përmes dialogut dhe mirëkuptimit.

“Shqipëria është në kilometrin e fundit të maratonës integruese, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë”, ka shkruar Lladrovci në reagimin e tij.

Ai ka shprehur shqetësimin edhe për, siç i ka cilësuar, narrativet e armiqve tradicionalë të kombit shqiptar, duke thënë se ato nuk duhet ta pengojnë ecjen përpara të Shqipërisë.

Në fund, Lladrovci ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, duke theksuar se ndryshimi i qeverisjes duhet të bëhet përmes votës dhe jo dhunës.

“Ndryshimi i qeverisjes bëhet me votë, jo me ‘digje, digje’. Jo Shqipëri të djegur, o shqiptar!”, ka përfunduar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.