KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dukagjini Academy

Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dukagjini Academy

Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë ka nënshkruar dokument bashkëpunimi me Dukagjini Academy, me synim zhvillimin e arsimit dhe avancimin e proceseve edukative në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Sabri Xhigolli, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi synon ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përkrahjen e institucioneve arsimore, duke krijuar mundësi të reja për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Xhigolli ka theksuar se bashkëpunimi me partnerë të tillë paraqet një hap drejt krijimit të mundësive të reja në fushën e arsimit.

Megjithatë, në njoftimin e publikuar nuk janë bërë të ditura detaje konkrete për aktivitetet që do të përfshijë marrëveshja, afatet e zbatimit apo përfitimet specifike për nxënësit dhe mësimdhënësit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.