KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende

Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende

Ukraina ka marrë konfirmimin për paketa të reja ndihme në fushën e energjisë, ndihmës humanitare dhe mbrojtjes nga të paktën pesë vende partnere.

Kjo është bërë e ditur nga mMinistri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në një intervistë për agjencinë “Ukrinform”, përcjell Telegrafi.

“Jam i sigurt se do të ketë paketa shtesë ndihme në sektorët e energjisë, humanitar dhe të mbrojtjes… Kam konfirmimin për paketa të reja nga të paktën pesë vende. Tashmë e dimë se nga cilat vende do të vijnë”, ka thënë kreu i diplomacisë ukrainase.

Sipas tij, “shumat janë aktualisht në fazën e finalizimit”.

“Dhe ne do të marrim ndihmë shtesë”, deklaroi kreu i diplomacisë ukrainase.

Siç raporton “Ukrinform”, qeveria britanike do t’i ofrojë Ukrainës 17 milionë funte (22,5 milionë dollarë amerikanë) për të financuar punime thelbësore riparimi në strukturën mbrojtëse të Centralit Bërthamor të Çernobilit, e cila u dëmtua nga një sulm me dron rus vitin e kaluar.

Ndërkohë, thekson mediumi ukrainas, gjatë një takimi me kancelarin federal gjerman, Friedrich Merz, kryeministri ukrainas Serhii Koretskyi diskutoi mbi forcimin e mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga sulmet ruse, si dhe mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë, transportit dhe kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.