KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përparim Rama pyetet nëse “do arrestohet”: Janë shantazh i Vetëvendosjes, por s’më frikëson askush

Përparim Rama pyetet nëse “do arrestohet”: Janë shantazh i Vetëvendosjes, por s’më frikëson askush

Zëra të shumtë, publikime dhe gjithçka tjetër e vën në publik së fundi çon tek një lidhje që Përparim Rama mund të jetë njeriu që do të përfundojë në arrest.

Por nga rrodhën këto gjëra?

Së fundi në publik janë bërë shkrime kinse një zyrtar i lart në vend do të arrestohet, më pas zyrtarë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje këto publikime i lidhnin pikërisht me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

E këtyre publikimeve dhe deklarimeve mbrëmë iu përgjigj edhe vetë Përparim Rama.

Ai madje qeshi në momentin kur është pyetur “se a do të arrestoheni?”, derisa tha se dikush po tenton që këto gjëra t’i përdorë si shantazh për figura politike, transmeton lajmi.net.

Për këtë temë, Rama tha: “Unë i shoh më shumë si lojëra politike, tentojnë mi frikësu apo përmes shantazheve me ndal çdokënd që përballet me mospunën e tyre”.
“Mua nuk mundet me më frikësu askush, gjithmonë jam i hapur, proceset në kryeqytet janë të hapura”, deklaroi Rama.

Përparim Rama gjithashtu shoi se “Nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga organi i akuzës. Tha se ai di veç për disa padi që sipas tij janë deponuar nga Qeveria Kurti.

“Unë e di për disa pika që kanë ngre padi që nuk kanë asnjë bazë. Për fat të keq kemi një qeveri që punon gjithë kohën, që për me bë bllokada organizohen brenda 24 orëve”, ka thënë ai.

Edhe për çështjen e legalizimit, ai tha “çdo gjë është ligjore” e “s’ka asgjë të jashtëligjshme e sipas tij (VV) mundohen me fsheh mospunën e tyre, duke tentu me frikësu njerëzit që e ngrisin zërin kundër mospunës së tyre”.

Në opinion publik, ditëve të fundit ka pasur spekulime se Rama mund të arrestohet për korrupsion dhe keqpërdorime gjatë drejtimit të kryeqytetit//Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.