Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin nga Rruga e Dibrës në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Sot shënohet dita e katërt e protestës, ku janë përfshirë studentë dhe gjimnazistë, të cilët bëjnë thirrje për dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.
Në tre ditët e para të protestës janë shënuar përplasje të forta me policinë dhe incidente të dhunshme.
Studentët kanë sulmuar me sende të forta dhe kanë tentuar t’u vënë zjarrin institucioneve publike, ndërkohë që në shënjestër kanë qenë edhe biznese private.
Burimi: zeri.info ↗

