KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet 24 vjeçari në Tiranë, u kap me 344 kuti me lëndë piroteknike që dyshohej se do t’ua shiste protestuesve

Arrestohet 24 vjeçari në Tiranë, u kap me 344 kuti me lëndë piroteknike që dyshohej se do t’ua shiste protestuesve

Policia e Shtetit ka arrestuar një 24 vjeçar në Tiranë, pasi i janë gjetur 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme që dyshohet se i kishte për t’ua shitur pjesëmarrësve në protesta.

Në njoftim thuhet se vlera e 344 kutive me lëndë piroteknike ishte rreth 40 mijë euro.

“Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari.

Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar ‘Fireworks’”, thuhet në njoftim.

I arrestuar është E. R., 24 vjeç.

“Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.

Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.