Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ndërmarrë aksione në terren, ku janë realizuar shtatë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të borxheve të papaguara dhe lidhjeve ilegale.
Sipas njoftimit të kompanisë, aktivitetet janë pjesë e aksioneve për identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale, si dhe për shkyçjen e konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj ujësjellësit.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren për të siguruar shfrytëzim të rregullt të rrjetit të furnizimit me ujë dhe për të trajtuar rastet e borxheve të papaguara. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

