KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Udhërrëfyes për brezat që ta kuptojnë çmimin e lirisë

Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Udhërrëfyes për brezat që ta kuptojnë çmimin e lirisë

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajorin Adrian Krasniqi, të cilin e ka cilësuar si mik dhe bashkëluftëtar në rrugën drejt lirisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar guximin dhe përkushtimin e Krasniqit, duke theksuar se ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuan dhe për të cilën dha jetën.

“Gjeneralmajor Adrian Krasniqin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë. Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën.

Shembull e udhërrëfyes për brezat, për ta kuptuar se sa kushton liria dhe sa e madhe është dashuria për atdheun. Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!”, shkroi Haradinaj./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.