Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka vazhduar aksionet për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë të pijes.
Në një njoftim në Facebook thuhet se vetëm në 24 orët e fundit janë bërë shtatë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për borxhe dhe lidhje ilegale.
KRU Prishtina ka njoftuar konsumatorët më 15 tetor se kanë 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit, në të kundërtën do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.
“Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme”.
Burimi: zeri.info ↗

