KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

Në orën 10:00 është paralajmëruar një tjetër protestë në qytetin e Korçës, një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan tubimin e djeshëm.

Ndryshe nga dita e djeshme, këtë mëngjes forca të shumta policie janë vendosur pranë institucioneve publike dhe në gjimnazet e qytetit, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

Masat e shtuara vijnë pas ngjarjeve të djeshme, ku pati bllokim të rrugëve dhe dëmtime në disa institucione, ndërsa 25 persona u shoqëruan në polici dhe dy të rinj u arrestuan.

Mbetet për t’u parë nëse protesta e paralajmëruar për orën 10:00 do të zhvillohet dhe nëse do të ketë sërish tensione në qytet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.