KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Malishevë: Arrestohet një roje sigurie, i gjendet armë zjarri dhe tetë fishekë

Malishevë: Arrestohet një roje sigurie, i gjendet armë zjarri dhe tetë fishekë

Një person është arrestuar në fshatin Terpezë të Malishevës, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri dhe tetë fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 01:50. I dyshuari, mashkull kosovar, punonte si roje në një firmë private.

Policia ka bërë të ditur se arma e zjarrit dhe tetë fishekët janë sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

"Fsh.Terpezë, Malishevë 15.10.2026 – 01:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-roje në një firmë private, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 8 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt".

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.