KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maliqi: Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Specialen, Kosovën e presin sfida (VIDEO)

Maliqi: Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Specialen, Kosovën e presin sfida (VIDEO)

Analistja Afërdita Maliqi, në emisionin “Ora Shtatë” ka deklaruar se Kosovën e presin sfida pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kjo pasi sipas saj, me miratimin e Ligjit në Kuvend, vendi u përballë me reagime të menjëhershme nga Bashkimi Evropian dhe ambasadat, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë Maliqi thotë se hartuesit e ligjit dhe sponsorizuesit e tij mund t’i kenë paraparë këto sfida.

“Sfidat Kosovën e presin pas hyrjes në fuqi të Ligjit. Unë besoj që presidentja ka për ta nënshkruar ligjin, edhe ligji ka me hy në fuqi, por normal që sfidat kanë me qenë. Ne qysh në start sfidat i kemi pasë me mënyrën e reagimeve që na kanë ardhë nga Bashkimi Evropian por edhe nga ambasadat. Ka pra një sfidë, por ata që e kanë bërë ligjin, dhe kanë qenë sponsor të ligjit, besoj që i kanë paraparë sfidat që munden me i pasë në të ardhmen”, u shpreh Maliqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.