KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” shkyç nga rrjeti konsumatorët me borxhe, disa obligime tejkalojnë 3 mijë euro

KRU “Gjakova” shkyç nga rrjeti konsumatorët me borxhe, disa obligime tejkalojnë 3 mijë euro

Ekipet e shkyçjes dhe kontrollit të KRU “Gjakova”, në njësinë operative në Prizren, po vazhdojnë aktivitetet në terren për identifikimin e konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara ndaj kompanisë.

Sipas njoftimit të kompanisë, kontrollet po zhvillohen në fshatrat e Komunës së Prizrenit, ku për konsumatorët me obligime të papaguara po zbatohen masat e shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit.

KRU “Gjakova” bën të ditur se disa prej borxheve të evidentuara tejkalojnë 3 mijë euro, ndërsa ndaj këtyre rasteve po veprohet pa tolerim.

Kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbushin obligimet financiare me kohë, duke theksuar rëndësinë e pagesës së faturave për shërbimet e ofruara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.