KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Grupi i Bankës Botërore mobilizon kapital privat rekord për vendet në zhvillim, duke nxitur krijimin e vendeve të punës

Grupi i Bankës Botërore mobilizon kapital privat rekord për vendet në zhvillim, duke nxitur krijimin e vendeve të punës

Grupi i Bankës Botërore ka bërë të ditur se ka mobilizuar më shumë kapital privat në vitin fiskal 2026 sesa në çdo vit tjetër në historinë e tij dhe lëshoi një volum rekord garancish, duke përmbushur një qëllim të cilin aksionarët dhe klientët e kanë kërkuar për vite me radhë: të tërheqë më shumë kapital privat për të punuar krahas financimit dhe ekspertizës së vet në vendet me ekonomi në zhvillim.

Në njoftim thuhet se kapitali privat i mobilizuar nga Grupi i Bankës Botërore është trefishuar gjatë katër viteve të fundit, duke u rritur nga 35 miliardë dollarë në vitin fiskal 2022 në 112 miliardë dollarë në vitin fiskal 2026. Së bashku me financimin vetanak të Grupit të Bankës Botërore, kjo e çoi financimin dhe mobilizimin total në ekonomitë në zhvillim në mbi 200 miliardë dollarë në vitin financiar 2026.

“Rritja ishte e gjerë. Mobilizimi i kapitalit privat në vendet me të ardhura të mesme të ulëta u rrit nga 14 miliardë dollarë në vitin fiskal 2022 në 37 miliardë dollarë në vitin fiskal 2026, gati u trefishua. Në vendet me të ardhura të mesme të larta, u rrit nga 12 miliardë dollarë në 50 miliardë dollar, më shumë se katërfishim.

Në vendet me të ardhura të ulëta, ndër mjediset më sfiduese për kapitalin privat, mobilizimi i kapitalit privat mbeti në rreth 3 miliardë dollarë. Ndërsa në Afrikë, mobilizimi i kapitalit privat u rrit nga rreth 9 miliardë dollarë në 22 miliardë dollarë, një rritje prej afërsisht 150 për qind”, thuhet tutje në deklaratë.

Rezultatet thuhet se pasqyrojnë tre vjet ndryshime në të gjithë Grupin e Bankës Botërore për të punuar më efektivisht me sektorin privat: duke u bërë më të shpejtë dhe më të thjeshtë, duke afruar anën publike dhe private të institucionit, dhe duke zgjeruar mjetet në dispozicion për investitorët.

“Ne bashkuam Grupin e Bankës Botërore në secilin vend, me një pikë të vetme kontakti për punën tonë publike dhe private, dhe filluam zhvillimin e strategjive të integruara për secilin vend bazuar në nevojat dhe prioritetet e zhvillimit.

Laboratori i Investimeve në Sektorin Privat plotësoi këtë përpjekje, duke ndihmuar në identifikimin e pengesave praktike që pengojnë investimet në ekonomitë në zhvillim dhe zhvilloi një plan pune për t’i adresuar ato”.

Grupi i Bankës Botërore thekson se ka ndjekur këtë agjendë në të gjithë institucionin: përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe mjedisit rregullator, zgjerimin e garancive dhe financimit në valutë lokale, adresimin e sfidave të këmbimit valutor, rritjen e instrumenteve të kapitalit dhe avancimin e mënyrave të reja për investitorët institucionalë që të marrin pjesë në shkallë të gjerë.

Grupi i Bankës Botërore po ashtu njofton se lëshoi më shumë se 25 miliardë dollarë në garanci, duke tejkaluar objektivin e vet prej 20 miliardë dollarëve në emetim vjetor deri në vitin 2030, katër vjet përpara afatit.

“Kjo rritje u udhëhoq nga Platforma e Garancive e Grupit të Bankës Botërore. E krijuar në vitin 2024, Platforma u jep klientëve dhe investitorëve një pikë të vetme dhe më të thjeshtë qasjeje për të garantuar produkte nga i gjithë institucioni.

“Tre vjet më parë, aksionarët dhe klientët tanë ishin të qartë: përdorni financimin dhe njohuritë e Grupit të Bankës Botërore për të mobilizuar më shumë kapital privat dhe për t’u bërë një partner më i mirë për sektorin privat. Ne ndryshuam mënyrën e punës për ta bërë këtë, duke punuar më shpejt, më thjesht, dhe si një Grup i Bankës Botërore”, tha Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga.

“Rezultati është mobilizimi i 112 miliardë dollarëve këtë vit, mbi tri herë më shumë se sa nga filluam”, thuhet tutje.

Tutje në njoftim thuhet se numri ka rëndësi vetëm nëse kapitali shkon aty ku mund të krijojë mundësi dhe vende pune.

“Kjo është puna që na pret: vazhdoni të hiqni barrierat, vazhdoni të zgjeroni bazën e investitorëve dhe vazhdoni të drejtoni më shumë kapital në ekonomitë në zhvillim.

Krijimi i vendeve të punës është prioriteti qendror i Grupit të Bankës Botërore. Në ekonomitë në zhvillim, 1.2 miliardë të rinj do të arrijnë moshën e punës gjatë 10 deri në 15 viteve të ardhshme, ndërsa parashikohet të krijohen vetëm rreth 420 milionë vende pune. Sektori privat krijon nëntë nga dhjetë vende pune në këto ekonomi”.

Strategjia e Grupit të Bankës Botërore për punësim është e përqendruar rreth tre faktorëve që forcojnë njëri- tjetrin: investimi në infrastrukturën njerëzore dhe fizike; krijimi i mjediseve rregullatore të gatshme për biznes; dhe ndihma për rritjen e sektorit privat.

Ajo synon pesë sektorë të pasur me vende pune ku këto baza mund të çlirojnë investime dhe punësim në shkallë të gjerë: infrastruktura dhe energjia, agrobiznesi, kujdesi shëndetësor, turizmi dhe prodhimi me vlerë të shtuar.

“Në vitin fiskal 2026, 55 për qind e financimit total — nga llogaria vetanake dhe kapital i mobilizuar—shkoi në këto sektorë të pasur me vende pune, duke ndihmuar në shndërrimin e themeleve më të forta dhe politikave më të mira në investime private, rritje biznesi dhe vende pune. Ky kapital nuk është i përqendruar vetëm në tregjet më të qasshme. Investimi privat nuk po rrjedh vetëm drejt tregjeve më të qasshme.

Ai po arrin edhe ekonomitë me të ardhura më të ulëta, ku investitorët rajonalë dhe lokalë po plotësojnë gjithnjë e më shumë kapitalin global në financimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të punës”.

Grupi i Bankës Botërore thekson se tani po punon për të ndërtuar mbi këtë progres duke zgjeruar gamën e investitorëve që mund të marrin pjesë.

Përmes punës së tij “nga origjina te shpërndarja” (O2D), Grupi i Bankës Botërore po zhvillon mënyra për të paketuar dhe shpërndarë investimet tek investitorët institucionalë në shkallë më të madhe, duke lidhur më shumë nga burimet botërore të kapitalit afatgjatë me mundësitë në ekonomitë në zhvillim.

“Ambicia është e thjeshtë: të mobilizojmë më shumë kapital, nga më shumë burime, dhe të vëmë më shumë prej tij në punë për krijimin e vendeve të punës dhe mundësive ekonomike”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.