Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit po vazhdon punimet për rehabilitimin e rrugëve brenda qytetit.
Sipas njoftimit të Komunës, sot është shtruar shtresa e parë e asfaltit në njërin segment të rrugës “Shkëlzen e Luan Krasniqi”, e cila paraqet një aks të rëndësishëm rrugor që lidh disa lagje të qytetit dhe ka qarkullim të vazhdueshëm.
Ndërkohë, pas përfundimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, pritet të asfaltohet edhe pjesa tjetër e kësaj rruge, në drejtim të lagjes “Ortakoll”.
Punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

