Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar pamje që, sipas tij, tregojnë personat e arrestuar gjatë protestës, të cilët ndodhen në ambientet e komisariateve të policisë.
Berisha i ka cilësuar pamjet si “torturë kolektive” ndaj studentëve të arrestuar, duke akuzuar autoritetet për trajtim çnjerëzor.
“Pamje horror. Torturë kolektive ndaj studentëve të arrestuar në narko-komisariat! Fytyra e vërtetë e narko-shtetit të padrinos! Krim monstruoz!”, ka shkruar Berisha krahas videos së publikuar.
Deri në publikimin e këtij reagimi, në materialin e shpërndarë nga Berisha nuk paraqiten detaje të tjera që do të mundësonin verifikimin e pavarur të pretendimeve të tij për trajtimin e personave të arrestuar.

