Edhe sot kanë vazhduar protestat e studentëve në Shqipëri, dhe nga atje për Klanin është lajmëruar gazetarja Bleona Prengezaj.
Ajo tha se protesta për këtë natë ka përfunduar, dhe ka dhënë detaje për ngjarjet e ditës së sotme.
“Është një protestë e cila ka nisur rreth orës nëntë të mëngjesit, ku protestuesit e maskuar kanë lëvizur fillimisht pranë parlamentit dhe më pas janë zhvendosur drejt Ministrisë së Arsimit ku kanë hedhur gurë dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë, por edhe në drejtim të objektit të Ministrisë së Arsimit”, tha Prengezaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Në ditën e tretë të saj tashmë kemi edhe një bilanc të forcave të policisë që janë lënduar si shkak i akteve të dhunës këto tri ditë nga ana e protestuesve. Janë më shumë se 71 efektivë të policisë që kanë mbetur me lëndime”.

