KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nga “Përballimi” te “Flutura në kabinën time”, kujtohet skenaristi Teodor Laço

Nga “Përballimi” te “Flutura në kabinën time”, kujtohet skenaristi Teodor Laço

Më 15 tetor 2016 u nda nga jeta shkrimtari, publicisti dhe politikani shqiptar Teodor Laço, një nga emrat e njohur të letërsisë dhe kinematografisë shqiptare, i cili la pas një krijimtari të pasur dhe një kontribut të rëndësishëm në jetën publike të vendit.

I lindur në Dardhë të Korçës, Laço iu përkushtua që në rini letërsisë, duke krijuar në disa gjini, përfshirë tregimin, novelën, romanin, dramën, skenarin e filmit dhe publicistikën. Me stilin e tij të veçantë dhe temat e trajtuara në veprat e tij, ai zuri një vend të rëndësishëm në kulturën shqiptare.

Emri i tij lidhet edhe me disa filma të njohur të kinematografisë shqiptare, për të cilët kontribuoi si skenarist, ndër ta “Përballimi”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time” dhe “Vitet e pritjes”.

Përveç veprimtarisë letrare dhe artistike, Teodor Laço pati një rol të rëndësishëm në jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë. Ai shërbeu si deputet, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse.

Për kontributin e tij, Laço u nderua me “Urdhrin Naim Frashëri të Klasit të Parë” dhe “Çmimin e Republikës”, ndërsa Qarku i Korçës e vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi”.

Tetë vjet pas ndarjes së tij nga jeta, vepra e Teodor Laços mbetet pjesë e trashëgimisë letrare dhe artistike shqiptare, ndërsa emri i tij vazhdon të lidhet me kulturën kombëtare dhe vendlindjen e tij, Dardhën. /kultplus

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.