KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hetime nga organet e drejtësisë, Rama: Jo, s’ka asgjë pos zhurmave të LVV’së, krijojnë rrena

Hetime nga organet e drejtësisë, Rama: Jo, s’ka asgjë pos zhurmave të LVV’së, krijojnë rrena

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se nuk është duke u hetuar nga organet e drejtësisë dhe se nuk është marrë në pyetje lidhur me pretendimet për hetime ndaj tij.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Rama ka folur për paditë e ngritura ndaj tij, të cilat, sipas tij, nuk kanë bazë.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e akuzuar se po pengon punën e Komunës së Prishtinës.

“Unë e di për disa pika që kanë ngre padi që nuk kanë asnjë bazë. Për fat të keq kemi një qeveri që punon gjithë kohën, që për me bë bllokada organizohen brenda 24 orëve”, ka thënë Rama.

Kryetari i Prishtinës ka shtuar se këto veprime po krijojnë pengesa në punën e komunës, duke e vënë theksin te, siç i ka cilësuar ai, bllokadat e organizuara ndaj institucioneve lokale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.