Gazetarja Denada Jushi ka thënë se në Shqipëri është abuzuar me “rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian”.
Ajo tha se BE-ja e ka qartësuar rrugën integruese të Shqipërisë që përfshin kufizimin e korrupsionit dhe krimit.
“Se është abuzuar kaq shumë me këtë rrugëtimin drejt bashkimit evropian dhe nuk i referohemi çfarë thotë Bashkim Evropian…”, tha Jushi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Na është përsëritur gjatë gjithë këtij trevjeçari që kemi parë dhe paralelisht gjithë punën që ka bërë SPAK-u dhe drejtësia”.
“Bashkimi Evropian është shumë i qartë: rrugën integruese të Shqipërisë e kufizojnë korrupsioni dhe krimi”.
Burimi: klankosova.tv ↗

