KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Baloku e akuzoi për manipulim, i përgjigjet Rrahmani: S’ia vlen të merrem me të

Baloku e akuzoi për manipulim, i përgjigjet Rrahmani: S’ia vlen të merrem me të

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, i cili e akuzoi për manipulim gjatë paraqitjes së tij në TV Dukagjini.

Në emisionin Debat Plus, Rrahmani tha se nuk ia vlen të merret me Balokun dhe qëndrimet e tij.

“S’ia vlen me u marrë me të. Unë po flas, s’kam gjë të bëj me qëndrimet e tij, me llojet e tillë të njerëzve dhe deputetëve”, ka thënë Rrahmani.

Reagimi i tij erdhi, pasi Baloku, përmes një postimi në Facebook, e akuzoi Rrahmanin se po manipulon lidhur me zhvillimet e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

“Eman Rahmani po manipulon në TV Dukagjini. Ai mori përgjigje për çdo pyetje që shtroi sot në Kuvend nga kryeministri Albin Kurti, por prapë po mundohet ta paraqesë situatën ndryshe nga e vërteta. Eman Rahmani e di mirë se çfarë ndodhi sot në Kuvend, sidomos kur mbeti pa fjalë përballë përgjigjeve të Kurtit. Faktet duhet të thuhen ashtu siç janë, e jo të shtrembërohen”, ka shkruar Baloku.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.