KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Përmbytje masive në Turqi, humb jetën një 14-vjeçar

Përmbytje masive në Turqi, humb jetën një 14-vjeçar

Një djalë 14-vjeçar vdiq nga një goditje elektrike në lagjen Balat të Stambollit , ndërsa shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në shumë pjesë të qytetit të mërkurën. Sipas mediave vendase, djali u godit nga rryma elektrike ndërsa përpiqej të kalonte një pellg me ujë.

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpi dhe dyqane , ndërsa rrugët, stacionet e metrosë dhe nënkalimet u mbuluan me ujë, duke bllokuar automjetet dhe duke shkaktuar kaos trafiku në qytetin me afërsisht 16 milionë banorë.

Pas përmbytjeve, prefektura e Stambollit njoftoi se shkollat ëdo të mbeten të mbyllura të enjten.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre përveç nëse është absolutisht e nevojshme të zhvendosen, ndërsa u rekomanduan atyre që jetojnë në apartamente nëntokësore ta kalojnë natën diku tjetër. /abcnews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.