KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Al Pacino merr Çmimin për Arritje të Jetës nga Shoqata Amerikane SAG-AFTRA

Al Pacino merr Çmimin për Arritje të Jetës nga Shoqata Amerikane SAG-AFTRA

Al Pacino është emëruar fituesi i radhës i Çmimit SAG-AFTRA për Arritje Jetësore, nderi më i lartë i Shoqatës së Aktorëve të Ekranit të Amerikës.

Ylli i filmave “Dog Day Afternoon”, “Scent of a Woman” dhe trilogjisë “Godfather” do të jetë aktori i 62-të që merr këtë çmim.

Ai do ta pranojë çmimin më 28 shkurt në edicionin e 33-të vjetor të Çmimeve të Aktorëve në Shrine Auditorium në Los Angeles, me ceremoninë që do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix.

Al Pacino

Lidhur me vendimin e SAG-AFTRA-s, Pacino tha në një deklaratë: “Kam menduar dhe kam bredhur pjesën më të madhe të jetës sime, por gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi me skenarin dhe kolegët e mi aktorë. Ka qenë puna dhe aktorët gjatë rrugës që kanë qenë ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime. Është një nder të njihem nga SAG-AFTRA në përkujtimin e atij udhëtimi”.

Çmimi jepet gjithashtu për punë humanitare, dhe shoqata përmendi aktivitetet bamirëse të Pacinos në ndihmën pas fatkeqësive, në luftën kundër urisë dhe varfërisë, si dhe në mbështetjen e kompanive lokale teatrale, përfshirë Qendrën Shekspiri të Los Angelesit.

Al Pacino

Ai u nominua për çmimin Oscar për atë rol, dhe më pas mori nominime për “Serpico”, “The Godfather Part II” dhe “Dog Day Afternoon”.

I njëjti fitoi çmimin Oscar në vitin 1993 për filmin “Scent of a Woman”, derisa u nominua nëntë herë gjithsej, herën e fundit në vitin 2020 për filmin “The Irishman”.

Gjithashtu fitoi dy çmime në konkursin SAG-AFTRA, dy çmime Emmy, katër çmime Golden Globes dhe çmimin Cecil B. DeMille Lifetime Achievement Award. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.