Sulmuesi Mirlind Daku duket se ka nisur ta gjejë formën më të mirë te Spartaku i Moskës.
Ylli shqiptar realizoi dy gola në përballjen ndaj Rodinës së Moskës, në kuadër të Kupës së Rusisë.
Spartaku i Moskës ishte në disavantazh prej 2-1, por Daku pastaj realizoi dy gola të bukur për të përmbysur epërsinë dhe ia siguroi fitoren mysafirëve.
Fillimisht, me një finalizim të bukur pas asistimit të Denisov e barazoi rezultatin (48’), ndërsa më vonë me një gol me kokë e kompletoi rikthimin (64’).
Spartaku me këtë triumf është lider me 10 pikë në Kupën e Rusisë, ndërsa Daku është vetëm një gol larg Kasadzhikov që është golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

