KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Diletta Leotta mahnit me fustanin e zi në Paris, pozon para Kullës Eiffel

Diletta Leotta mahnit me fustanin e zi në Paris, pozon para Kullës Eiffel

Gazetarja dhe moderatorja italiane e sportit, Diletta Leotta, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një mbrëmjeje në Paris, ku ka pozuar edhe para Kullës Eiffel.

Fotografitë nga kryeqyteti francez, ajo i ka ndarë me ndjekësit në Instagram, duke prezantuar një kombinim që ndërthur elegancën me detajet provokuese.

Për këtë dalje, Leotta zgjodhi një fustan të shkurtër të zi, me transparenca dhe motive dantelle, i cili theksonte linjat e saj trupore.

Foto: Instagram

Mbi të kishte veshur një xhaketë të zezë me supe të theksuara, ndërsa pamjen e kompletoi me geta të zeza transparente dhe sandale me taka të larta.

Aksesorët gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në veshjen e saj.

Moderatorja kishte zgjedhur vathë të mëdhenj argjendi në formë rrethore dhe një çantë të zezë me detaje të arta.

Përveç fotografive para monumentit të famshëm, Leotta ndau edhe pamje nga restoranti ku kaloi mbrëmjen.

Ambienti karakterizohej nga pasqyra të mëdha, kolona dekorative dhe tavane të punuara me elegancë, ndonëse qirinjtë mbi tavolina krijonin një atmosferë të veçantë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.