KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqipëri, 16 protestuesit e arrestuar dalin nesër para gjykatës

Shqipëri, 16 protestuesit e arrestuar dalin nesër para gjykatës

Gjashtëmbëdhjetë protestuesit e arrestuar pas protestës së 13 tetorit në Tiranë do të dalin të premten para gjykatës penale të Tiranës, ku do të njihen me verifikimin e masës së sigurisë.

Top Channel raporton se ‘ata dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, konkretisht “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndryshe, protesta studentore sot hyri në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese.

Ndërkohë, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte. Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës të së mërkurës, ku akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Evropës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.